‘Nuk e kam fjalën a doni me taku Kryeministrin’: Konjufca ironi me Besnik Tahirin
Derisa Kuvendi i Kosovës po diskutonte për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së, në një moment nga AAK nuk po i përgjigjeshin kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Ky i fundit, me ironi i tha Besnik Tahirit të AAK-së, se nuk po i pyeste se a duan ta takojnë kryeministrin, por se ua kërkonte emrin e anëtarit për Komision.
Konjufca: Nuk e kam fjalën a doni me taku kryeministrin.
Tahiri: I nderuar kryetar, kryeministri e ka qitë në dyzen, jam i kënaqun që e ka falënderu fort Abelard Tahirin./Nacionale/