"Nuk e di cilat janë motivet e tij": Flet deputeti Hoxha pasi u sulmua
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një person në fshatin Zlipotok të Dragashit. Në një intervistë për "Info Magazine", Hoxha shpjegoi se ka pasur më parë disa konflikte me agresorin, të cilin e kishte raportuar në polici, dhe për të cilin gjykata kishte shqiptuar një gjobë.
“Ne e kemi lajmëruar në polici dhe gjykata një herë e ka dënuar me para. Mbase gjykata dhe policia nuk kanë reaguar më së miri në gjithë këto vite. Faleminderit që erdhët dhe të themi që nuk guxojnë të ndodhin sulme, aq më pak kur je me familje dhe pa arsye”.
“Nuk e di cilat janë motivet e tij, unë e di vetëm për ëndrrat e parealizuara që ai të jetë në politikë, sepse ai pas partisë sonë ka provuar me parti të tjera, ato boshnjake që të na mund në zgjedhje”, tha Hoxha
Nga ana tjetër, policia ndërsa policia ka bërë të ditur se i dyshuari për sulm ndaj deputetit Hoxha dhe familjes së tij është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.