Nuk duhet ta kryqëzojmë Mbappen për qëndrimin në PSG
Mesfushori kroat, Luka Modric, ka thënë se nuk ka nevojë të kryqëzohet Mbappe për zgjedhjen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e një kalimi në të ardhmen.
Mbappe ishte i gatshëm të largohej nga Paris Saint-Germain për t’iu bashkuar kampionit spanjoll, Real Madridit, por me insistimin e pronarëve të kampionit francez ai vazhdoi kontratën.
Modric mori qëndrim më diplomatik në deklaratat e tij për 23-vjeçarin, duke thënë se Real Madridi mund t’ia dal edhe pa Mbappen.
“Mbappe vendosi ashtu si vendosi, nuk duhet ta kryqëzojmë për këtë vendim, sepse ai do të jetojë me atë përgjegjësi që ka marrë. Mbappe është lojtar i madh, por vazhdoj ta them se asnjë lojtarë nuk është më i madh se skuadra. Kështu që Real Madrid mund t’ia dal edhe pa Mbappen.”