“Nuk besoj se nuk e ka parë draftin”, Lutfi Haziri i reagon Isa Mustafës
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk i besoj as Hazirit e as PDK-së që nuk e kanë pa draftin.
Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri në një prononcim për Insajderin tha se çdo lloj dokumenti dhe çdo lloj procesi që ka ndodhur në Kosovë e di dhe e përcjell.
“Unë çdo lloj dokumenti edhe çdo lloj procesi qe ka ndodhur në Kosovë edhe ndodh në Kosovë e di dhe e përcjelli edhe kam burime, kështu që ai [Isa Mustafa] e ka konfirmuar diçka çka beson”, ka thënë Haziri.
