Mustafa: Nuk i besoj as Hazirit, as PDK-së – mendoj që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit - NACIONALE

Mustafa: Nuk i besoj as Hazirit, as PDK-së – mendoj që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka folur para medieve në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mustafa ka bërë një pretendim interesant. Sipas tij, të gjitha partitë opozitare e kanë parë draftin e statutit të Asociacionit.

“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë, por duhet ta shohin deputetët dhe partitë opozitare të cilat po potencojnë që nuk e kanë parë sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë, mendoj që të gjitha partitë opozitare e kanë parë draftin. Sepse nuk ka mundësi që në takim Lajçaku të zgjedh se kujt të ia prezantojë e kujt jo draftin. Nuk i besoj as Hazirit e as PDK-së që nuk e kanë pa draftin.” – tha ai, transmeton Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme