Nuhiu: Patëm më shumë raste sesa Prishtina, por na mungoi finalizimi - NACIONALE

Nuhiu: Patëm më shumë raste sesa Prishtina, por na mungoi finalizimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të derbit mes Prishtinës dhe Dritës, Ardian Nuhiu ka dhënë vlerësimet e tij për ndesjen që u pa në fushë.

Ai tha se vështirësitë që kanë hasur gjatë pjesës së parë ishin për meritë të Prishtinë se si e interpretoi lojën: "Në pjesë të parë nuk arritëm të dilnim të loja jonë, për meritë të kundërshtarit, ku nuk krijuam asgjë. Pjesa e dytë flet shumë për kampionatin kosovar, ku u panë shumë rast, e me ç'rast më shumë kishim ne. Do të vazhdojmë të koncentrohemi te ndeshja e radhës”.

Në pjesë të parë asnjëra skuadër nuk regjistroi ndonjë goditje në drejtim të portës, por Nuhiu tha se nuk kishte dhënë indikacione që lojtarët të luanin me rezerva.

"Gjatë gjithë kohës kam kërkuar nga futbollistët që të dilnim te loja jonë, sepse ishim edhe një ecuri shumë të mirë. Në pjesë të dytë arritëm që ta rrezikonim mjaftueshëm Prishtinën për ta ndëshkuar, por thjesht ndoshta mungoi finalizimi”, nënvizoi ai.

Trajneri i Dritës pranoi që edhe fusha që po alternohet vazhdimisht, nga ajo sintetike në atë natyrale, nuk po ndihmon skuadrës.

“Ka dallim shumë mes barit sintetik dhe fushës natyrale, por na duhet të përshtatemi me këtë gjë", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme