Novobërdë: E sulmoi babain e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Një person nga Novobërda e ka sulmuar fizikisht babain e tij. Ai është arestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.
“DHUNË NË FAMILJE- Novobërdë / 26.07.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”