Nora Gjakova përballë xhudistes serbe Perisic në çerekfinale të Grand Slamit Abu Dhabi
Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit Abu Dhabi, pasi e mundi holandezen Pleuni Cornelisse me një paraqitje brilante.
Në çerekfinale, kampionia olimpike e Kosovës do të përballet me serben Marica Perisic.
Gjakova e mundi me ippon holandezen duke e hedhur në dysheme menjëherë në fillim të luftës dhe duke e mos e lejuar të lëvizë vendi deri në shënimin e pikëve.
Ky është turneu i parë garues për 30-vjeçaren nga Peja pas një pushimi 15-mujor si pasojë e lëndimit dhe operimit në krah.
Gjakova nuk kishte garuar më që prej Lojërave Olimpike 2020 në Tokio vitin e kaluar.
