Nol Nushi i krahason Saranda Bogujevcin dhe Eman Rrahmanin me dy banorë të Big Brother
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka ironizuar me zhvillimet e fundit në Vetëvendosje ndërmjet dy taborëve të ndryshme.
Eman Rrahmani në njërën anë e Saranda Bogujevci në anën tjetër. Krejt kjo pas debatit lidhur me martesën, lidhjet e lindjën e fëmijëve që ishte si temë pas një Ligji nga Ministria e Shëndetësisë.
Nushi ka shkruar se fajtor për këto qëndrime është Kurti, që ka marrë në parti për vota persona me bindje komplet të ndryshme.
Bogujevcin e Rrahmanin, Nushi i ka kritikuar me Olta Gixharrin e Luiz Ejllin të Big Brother VIP Albania.
POSTIMI:
Kur per hatër te votave te liderit duhesh me e duru gjithkon ne parti!
Saranda u sulmua me se shumti nga deputetet e partise se saj dhe rryma qe ata perfaqesojne ne shoqeri.
Partia e saj nuk e mbrojti, por po kerkohet qe ta mbrojme ne si shoqeri. Pra partia esaj per vota po don me i mbajte brenda dy botekuptime krejtesisht te kunderta!
Lideri po don qe debatin e brendshem qe duhet me e bo partia e tij, me e zhvendose ne debat te shoqerise.