Njollosen emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri të Kosovës
Në ditët e fundit, në veri të Kosovës janë zëvendësuar tabelat me cirilicë me ato në gjuhën shqipe dhe serbe me shkronja latine.
Por duket se tashmë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe janë fshirë.
Në medie është raportuar se “pothuajse të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës”.