“Njohja është bërë nën presion”, ish-kryediplomatja Haradinaj i reagon ashpër ministrit çek - NACIONALE

“Njohja është bërë nën presion”, ish-kryediplomatja Haradinaj i reagon ashpër ministrit çek

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, i cili në prani të kryediplomatit serb ka thënë se “njohja e Kosovës nga Çekia është bërë nën presion”.

Ajo ka bërë me dije se deklaratat e tilla demtojnë raportet në mes të dy shteteve.

Në llogarinë e saj në X, Haradinaj ka shkruar se kjo narrativ dëmton edhe rolin e BE-së si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi.

“Deklarata e bërë nga Ministri i Jashtëm çek Petr Macinka pak minuta më parë gjatë konferencës së përbashkët me ministrin serb Gjuriq, se “njohja e Kosovës nga Çekia asokohe është bërë nën presion dhe mund të kishim qenë më të kujdesshëm” dëmton kredibilitetin e ndërtuar që definon sot marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke”, ka shkruar ajo.

Ministri o Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, sot gjatë një konference të përbashkët në Pragë me homologun e tij serb, Marko Gjyriq, ka thënë se njohja e Kosovës nga Çekia “është bërë nën presion”.

Lajme të ngjashme