Njoha e Palestinës, deklarohet Franca - NACIONALE

Njoha e Palestinës, deklarohet Franca

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, tha të mërkurën se nuk janë plotësuar ende kushtet për ta njohur zyrtarisht Palestinën si shtet.

Deklarata e kryediplomatit francez erdhi pas njoftimit të disa shteteve të tjera evropiane se do ta njohin Palestinën me shpresën që ky hap do t’i sjellë paqe rajonit, raporton agjencia “Reuters”.

“Kjo nuk është çështje simbolike ose çështje e pozicionimit politik, por një mjet diplomatik në shërbim të zgjidhjes së dy Shteteve që jetojnë krahas njëra-tjetrës në paqe dhe siguri” – tha ministri Sejourne në një deklaratë.

“Franca nuk konsideron se kushtet janë përmbushur që ky vendim të ketë një ndikim të vërtetë në këtë proces” – thuhet më tej në deklaratë.

Kryeministrat e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës njoftuan se do ta njohin Palestinën pas disa ditëve.

Ditë më parë është raportuar se njohja do të vijë edhe nga Sllovenia dhe Malta.

Lajme të ngjashme