Njoftim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës: Bllokohen disa rrugë për shkak të Sunny Hillit - NACIONALE

Njoftim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës: Bllokohen disa rrugë për shkak të Sunny Hillit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për ndalimin e qarkullimit në disa rrugë, me rastin e mbajtjes së festivalit Sunny Hill.

"Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti", shkruhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Më tutje, në njoftim komuna sqaron së për cilat rrugë bëhet fjalë.

"Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00", thuhet në njoftim.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme