Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje - NACIONALE

Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të aksionit të sotëm për dallavere me vota në Prizren, i cili rezultoi me 109 të arrestuar, Prokuroria Themelore ka zbuluar edhe raste të përfshirjes në veprën penale “dhënie e marrje të ryshfetit”.

Kështu bëri të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu, përmes një konference për media.

“Pjesa me dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot prej një prej komisionerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ata që janë të dyshuar, mund të marrin dhe cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunëtorë”, tha ai

Lajme të ngjashme