“Njerëz të afërt të atyre që u arrestuan për spiunazh, janë nëpër kabinetet e ministrave të ndryshëm” - NACIONALE

“Njerëz të afërt të atyre që u arrestuan për spiunazh, janë nëpër kabinetet e ministrave të ndryshëm”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka ngritur shqetësime lidhur me rrezikun e spiunazhit brenda strukturave shtetërore të Kosovës.

Kjo lidhur me arrestimin e dy të akuzuarve për spiunazh. Sipas Kastratit, ata kanë njerëz të afërt në kabinete të ministrave.

“Dhe Jugosllavia apo Serbia, prej luftës së dytë botërore e ka krijuar një siste, një rrejt dhe ka rekrutuar në gjenerata dhe them të drejtën ata janë kudo prezent në Kosovë. Unë kam than ditëve të laura prej kur i kanë arrestua dhe prapë po e them, rekomandoj fuqishëm Qeverinë që të fillojë, riverifikimin e gjithë njerëzve që janë me peshë të veçantë për shtetin, qoftë ajo Policia, ushtria, inteligjenca, ministra deputetë, njerëz që punojnë nëpër kabinetet sepse kam dëgjuar se ka njerëz shumë të afërt të këtyre të spiunëve (të arrestuar) që janë në kabinetet e ministrave të ndryshëm. Ka në FSK- dhe kjo e paraqet një rrezik potenciale se këta njerëz, jo vetëm familjet e tyre, por këta njerëz kanë një rrjet shokësh, rrjet bashkëpunëtorët që punojnë në institucionet shtetërore dhe në baza ditore i raportojnë vijës të vet komandues dhe i përçojnë deri të Serbia”, ka thënë Kastrati.

Ai ka theksuar nevojën për riverifikimin e të gjithë personave me pozita të rëndësishme në shtet për të siguruar integritetin dhe sigurinë e institucioneve kosovare.

“Për atë arsye duhet që AKI-ja, inteligjenca e ushtrisë e Policisë që të bashkëpunojnë. Si të bashkëpunojnë; unë e propozoj që të vendoset një strukturë mbi këto dhe të gjitha informatat të shkojnë aty, apo në kuadër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës apo në kuadër të Qeverisë. Informatat që shkojnë atje të përpunohen dhe pastaj të plasohen atje, ku duhet të plasohen…”, ka thënë Kastrati në “FIVE” të Dukagjinit.

Lajme të ngjashme