Një vit e gjysmë në pushtet, Kurti iu kërkon raport të gjithë ministrave
Qeveria Kurti II, javën e ardhshme bën 1 vit e gjysmë në pushtet.
E me këtë rast, kryeministri ka kërkuar raporte nga ministrat. Kurti ka kërkuar të arriturat kryesore të secilit ministër për këtë periudhë kohore.
“Për javën e ardhshme secili prej ministrave do t’i sjell 4 apo 5 të arriturat kryesore për 1 vit e gjysmë sepse më 22 shtator, nesër 1 javë bëhet 1 vit e gjysmë që qeveria jonë u zgjodh. Do më sjellin këto të arriturat por edhe kam thënë që t’i përmendin 4 apo 5 të arriturat kryesore që janë të këqija që i kemi ndalur sepse disa të mira vijnë pse janë ndalur disa të këqija”, deklaroi Kurti.