Një viktimë e 930 raste të reja me Covid-19
Në Kosovë vazhdon që të ketë shifra të larta sa i përket infektimeve me koronavirus. Në bazë të raportit ditor të IKSHPK-së në 24 orët e fundit u shënua një vdekje e 930 raste të reja me këtë virus.
Si rrjedhojë numri i rasteve aktive në vend është 8 mijë e 702 raste.
Ndërkohë të shëruar në 24-orët e fundit kanë qenë 1 mijë 419 persona.
Vaksina janë dhënë vetëm 65 doza.
