Një vajzë e mitur sulmohet seksualisht nga tre persona në Podujevë
Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona në Podujevë.
Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës nuk ka arritur ta arrestojë asnjë nga të dyshuarit dhe rasti po hetohet.
Rasti ka ndodhur më 2 nëntor.
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL
Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar.
