Një vajzë e mitur raportohet e zhdukur në Lipjan, nuk dihet vendndodhja e saj
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për një raportim për zhdukje të një vajze në Lipjan.
Rasti, sipas raportit, është duke u hetuar.
"Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 18.01.2024 - 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur motra e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar." - thuhet në raportin 24-orësh.