Një ushtar izraelit vritet e 13 plagosen gjatë luftimeve në Gaza - NACIONALE

Një ushtar izraelit vritet e 13 plagosen gjatë luftimeve në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar izraelit u vra dhe 13 të tjerë u plagosën të mërkurën gjatë luftimeve me Hamasin në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke e çuar në 247 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të rënë nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza në fund të tetorit.

Ushtari i vrarë u identifikua si rreshter David Sasson, 21 vjeç, anëtar i njësitit të qenve “Oketz”, nga Ganot Hadar-i, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në mesin e 12 të plagosurve në të njëjtën betejë kundër Hamasit, pesë prej tyre pësuan lëndime serioze, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Në një rast tjetër të mërkurën, një ushtar i Brigadës Komando u plagos seriozisht gjatë luftimeve në jug të Gazës.

Ndërkohë, në pjesën qendrore të Gazës, ushtria izraelite dhe shërbimi “Shin Bet” thanë se komandanti i njësisë së raketave të Hamasit në atë zonë u eliminua përmes një sulmi ajror të mërkurën.

Në pjesën qendrore të Gazës, ushtria tha se ushtarët e Brigadës “Nahal” vranë rreth 20 persona të armatosur të Hamasit gjatë ditës së kaluar.

Lajme të ngjashme