Një tjetër qytetari serb në Kosovë i digjet vetura për shkak të targave “RKS” - NACIONALE

Një tjetër qytetari serb në Kosovë i digjet vetura për shkak të targave “RKS”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkaku i ndërrimit të targave në RKS, një qytetari serb të Kosovës, pjestar i policisë së Kosovës, i është djegur vetura e tipi “Audi”, transmeton T7.

Vetura e Aleksander Vasoviq ishte e parkuar para shtëpisë së tij teksa u djeg nga disa persona të panjohur në mëngjesin e të hënës.

“Djali im që 23 vjet punon në polici, asnjëherë nuk ka pasur problem me askë, djali ka vendosur tabelat RKS tash katër vjet, do me thanë nuk i ka ndërruar për herë të parë, askush nuk ia ka nxënë për të madhe, askush nuk i ka thënë asgjë deri tash që ndodhi ky rast që ka të bëjë veç me tabelat dhe me asgjë tjetër’, tha babai i policit.

Përveç veturës, Vasoviq pësoi edhe dëme materiale ku dëmtua edhe depoja në katin përdhesë të shtëpisë.

Tashmë me këtë rast po merret Policia e Kosovës, që ende s’kanë ndonjë të dyshuar.

Kujtojmë se vetëm para dy jave, iu vu flaka shtëpisë së një tjetër polici serb, i cili konvertoi targat në RKS. Për këto dy raste reagoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se veprimet kriminale të falangave të Vuçiqit do të luftohen me të gjitha mjetet ligjore.

Lajme të ngjashme