Një shtetas i Kosovës ndalohet në Serbi, njofton avokati Arianit Koci - NACIONALE

Një shtetas i Kosovës ndalohet në Serbi, njofton avokati Arianit Koci

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci njoftoi se sot rreth orës 11:00, gjatë transitit nëpër Serbi, policia serbe ka ndaluar dhe arrestuar shtetasin e Kosovës, Mit’hat Lozhani.

Në një deklaratë për Gazetën Express, Koci tha se rasti është duke u trajtuar prej disa orësh dhe se ai planifikon të udhëtojë drejt Serbisë për ta ndjekur nga afër procedurën.

Sipas Kocit, “ky nuk është rast i izoluar”, pasi arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten, duke krijuar “pasiguri reale” për udhëtarët.

Ai kërkoi ndaljen e këtyre praktikave dhe reagim institucional nga Kosova, përfshirë angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe masa konkrete diplomatike, nëse situata vazhdon.

Lajme të ngjashme