Një shtetas i Kosovës ndalohet në kufirin Serbi-Hungari, Koci: Po ofrojmë ndihmë juridike - NACIONALE

Një shtetas i Kosovës ndalohet në kufirin Serbi-Hungari, Koci: Po ofrojmë ndihmë juridike

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë.

Avokati Arianit Koci ka thënë se bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Novobërda, i cili po udhëtonte me autobus drejt Kosovës.

Sipas Kocit, autoritetet serbe kanë deklaruar se ndalimi lidhet me një letërnjoftim të dëmtuar.

Ai ka thënë se po angazhohet për zgjidhjen e rastit.

Lajme të ngjashme