Një shkollë në Deçan zëvendëson grevën me protestë - NACIONALE

Një shkollë në Deçan zëvendëson grevën me protestë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, në komunën e Deçanit, do ta fillojë sot procesin mësimor. Kështu kanë bërë të ditur në njoftim, shkolla në fjalë.

Sipas këtij njoftimit thuhet se kjo shkollë u dakordua që grevën ta përkrahin me protestë, para shkollës.

“Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022! Ne, njëzëri u dakorduam që grevën ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kërkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës!”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme