Një serb gjendet pa shenja jete në Obiliq, policia jep detaje - NACIONALE

Një serb gjendet pa shenja jete në Obiliq, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Obiliq një shtetas i Serbisë është gjendur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se vdekja e viktimës ishte natyre dhe nuk ka të dyshuar.

Trupi i pajetë, sipas policisë, është dërguar në obduksion.

“Obiliq / 15.07.2024 – NN. Një mashkull Serb shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme