Një qytetar i Parteshit ankohet se iu dëmtuan 220 koshere bletë, policia nis hetimet
Në fshatin Partesh të Gjilanit, një qytetar është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh.
Në raportin 24-orësh, thuhet se ky rast po hetohet.
“Fsh. Partesh, Gjilan 15.03.2024 - 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.” – shkroi ai.