Një prind në Viti raporton të zhdukura dy vajzat e tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Viti ka raportuar se dy vajzat e tij si të zhdukura.
Sipas raportit të policisë të datës 26.10.2022, rasti është raportuar orës 15:30.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.