Një polic goditet nga një veturë në Pejë - NACIONALE

Një polic goditet nga një veturë në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një polic është goditur nga një veturë në Odzerim të Pejës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka goditur me veturë policin dhe është larguar në drejtim të panjohur teksa vetura e dyshuar është gjetur e braktisur.

Polici ka pësuar lëndime trupore dhe rasti është hapur si “vrasje në tentativë”.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Ozdrim, Pejë 25.12.2023-18:05. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Lajme të ngjashme