Një person ther veten me thikë para qeverisë dhe kuvendit - NACIONALE

Një person ther veten me thikë para qeverisë dhe kuvendit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person e ka therur vetën me thikë para qeverisë e kuvendit, më saktësisht në sheshin “Skënderbeu”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për gazetën, Daut Hoxha.

“Me datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “SKENDERBEU” në Prishtinë Menjëher janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes. Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shendetsore, perderisa policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin, dhe per detaje tjera mund të informoheni më vonë”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme