Një person raporton në polici se i janë vjedhur tri vetura në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Një person raporton në polici se i janë vjedhur tri vetura në Fushë-Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur tri vetura me targa vendore.

Rasti është në procedurë hetimore.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fushë Kosovë 05.07.2023-02:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person- a të dyshuar të panjohur i janë vjedhur tri vetura me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme