Një person në Gjilan bie nga minibusi, dërgohet për trajtim në QKUK
Një person ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime, e që si pasojë, është dërguar për tretman në QKUK.
Kjo është konfirmuar nga policia përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se rasti ka ndodhur dje në Gjilan.
Dyshohet, se shoferi që po drejtonte minibusin, nga pakujdesia ka hapur derën dhe si pasojë, viktima ka rënë nga aty.
“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e policisë.