Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Skënderaj-Mitrovicë - NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Skënderaj-Mitrovicë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Në rrugën që lidh Skenderajn dhe Mitrovicën, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë, përveç viktimës është lënduar edhe një person i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Jugore.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, njofton policia, raporton Express.

Pamje të siguruara nga "Mitrovica SOT"