Një person gjendet i vdekur te stacioni i autobusëve në rrugën “Agim Ramadani” - NACIONALE

Një person gjendet i vdekur te stacioni i autobusëve në rrugën “Agim Ramadani”

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete në Stacionin e Autobusëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Lajme të ngjashme