Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje - NACIONALE

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Në raportit 24-orësh të Policisë është thënë se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve.

“Prizren 04.02.2026 – 11:35. Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, është thënë në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme