Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Ferizajit - NACIONALE

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Ferizajit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Ferizaj, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:15.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjëksisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

HETIM MBI VDEKJEN/Shtime 10.12.2022, 10:15. Është raportuar se në QKMF, Ferizaj është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme