Një patrollë karabinierësh shihet e vendosur pas bllokadës së betonit në pjesën fundore të Urës së Ibrit
Një veturë e policisë ushtarake italiane “Karabinieri” që qëndrojnë të stacionuar në Urën e Ibrit shihet e vendosur edhe në pjesën fundore të Urës së Ibrit pas bllokadës së betonit në anën veriore, siç vërehet në disa fotografi të publikuara në kohë reale nga mediumi "kallxo.com".
Prania e Karabinierit është shtuar në Urën e Ibrit, prani të cilën tashmë kanë nisur edhe në komunikata për media ta quajnë si “prani fikse”, i.e: prani të stacionuar.
Kjo në dritën e shterrjes procedurale të hapjes së Urës së Ibrit, ku hiç më larg se sot pritet të botohet raporti për vlerësimin teknik të qëndrueshmërisë së saj.
Çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për automjete Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “çështje të mbyllur, vendim të marrë”, dhe se pritet vendimi i ekspertëve para veprimit hapës.