Një objekt i komunës paralele në veri i kalon MPB-së për 99 vite - NACIONALE

Një objekt i komunës paralele në veri i kalon MPB-së për 99 vite

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një objekt i komunës paralele në Mitrovicën e Veriut, i ka kaluar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për një periudhë 99-vjeçare.

Mediumi “Kossev” raporton se vendimi është marrë të enjten nga këshilltarët e Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut në një seancë të jashtëzakonshme.

Vendimi u votua më 12 vota për dhe një kundër.

Kryesuesi Nedzad Ugljanin ka konfirmuar për mediumin se vetëm Dusan Milunoviq ishte kundër.

“Seancën e caktuam për sot, ato dy pika që nuk kaluan – miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe dhënia e pronës komunale për MPB-në, gjegjësisht parcelat që ishin specifikuar në kërkesën e Ministrisë të Brendshme, të cilat kryetari i komunës ia dorëzoi kuvendit. Ato vendime u miratuan në seancën e sotme me 12 vota për dhe një votë kundër” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme