Një nga rusët e arrestuar në Gramsh e pranon se punonte për shërbimet sekrete ruse
Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar faktin se punon për shërbimet sekrete.
Siç mëson Top Channel, ai ka thënë se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.
Në mesjavë, të arrestuarit që u kapën para dy ditësh në Gramsh do të dalin para gjykatës.
Ata po hetohen me akuzën e spiunazhit dhe po mbahen në Elbasan.
Të njëjtit veçse janë marrë në pyetje nga prokurorët, kurse gjykata u ka caktuar atyre avokatë.