Një muaj paraburgim për vjehrrin që dyshohet se e sulmoi seksualisht gruan e djalit në Gjilan - NACIONALE

Një muaj paraburgim për vjehrrin që dyshohet se e sulmoi seksualisht gruan e djalit në Gjilan

1 vit më parë

nga NACIONALE

I është caktuar një muaj paraburgim vjehrrit i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht gruan e djalit.

Kjo masë është caktuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Ju njoftojë se gjyqtari i procedurës paraprake të pandehurit (babait) ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, ndërsa të pandehurit (djalit), ka caktuar masa e ndalimit me ju ofruar personit në distancë prej 200 metra.” – kështu ka bërë të ditur Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës në Gjilan, për Klan Kosovën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 30 dhjetor në Livoç të Poshtëm të Gjilanit, ku vjerri kishte sulmuar seksualisht gruan e djalit, ndërsa ky i fundit kishte manipuluar me prova.

Lajme të ngjashme