Një muaj paraburgim për të dyshuarin se dhunoi një fëmijë në Pejë - NACIONALE

Një muaj paraburgim për të dyshuarin se dhunoi një fëmijë në Pejë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Pejë, e ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit F.Sh. I njejti dyshohet se dhunoi një fëmijë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit arsyetohet me faktin se ekziston rreziku potencial se i dushari mund ta përsërisë veprën penale.

“Duke pasur parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit, gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të ike dhe kështu t’i shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që ajo është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme