Një muaj paraburgim për Kryeshefin e “KRU Gjakova” - NACIONALE

Një muaj paraburgim për Kryeshefin e “KRU Gjakova”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka miratuar kërkesën Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së sigurisë prej 30 ditësh paraburgim të Kryeshefit të ndërmarrjes publike “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Ky i fundit u arrestua dje nga policia kosovare nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmuar për Gazetën Express masën e paraburgimit për Hasan Krasniqin.

Lajme të ngjashme