Një muaj paraburgim për Butën dhe Ekrem Halitin: U rrahën, përdorën thikë e revole - NACIONALE

Një muaj paraburgim për Butën dhe Ekrem Halitin: U rrahën, përdorën thikë e revole

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve, E.H. dhe B.J., pas një incidenti të ndodhur më 11 prill 2026.

Sipas vendimit të gjykatës, E.H. dyshohet për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor, pasi gjatë një përleshjeje në një parking në Ferizaj, ka sulmuar B.J. me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërkohë, B.J. dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armës. Gjatë përleshjes, ai ka shkrepur dy herë me pistoletë në drejtim të tokës, duke rrezikuar sigurinë publike.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim, ndërsa ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi.

Lajme të ngjashme