Një muaj paraburgim për 50-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 50-vjeçarit që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren në Pristhinë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit H.M masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë ngjarje ka raportuar dje RTV Dukagjini, ky fqinjët e vajzës i dolën asaj në mbrojtje kundër 50-vjeçarit që mbante një dyqan.