Një muaj paraburgim për 22 të arrestuarit në aksionin “Qielli i thyer”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për 22 të arrestuar të martën, të cilët dyshohen për trafikim me drogë.
Në këtë mënyrë, gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kjo masë do të llogaritet nga data 3 qershor 2025 deri më 3 korrik të këtij viti.
Të dyshuarit ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit janë: Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Safet Llajiq dhe Ylli Musliu.