Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11-vjeçares
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit të 12-të, B.Rr, për dhunimin e 11-vjeçares.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi“, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka njoftuar se ka ndalur një person të moshës madhore, nën dyshimin për dhunimin e të miturës në qershor të këtij viti.
‘’Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.