Një mijë e pesëqind gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës në vetëm 24 orë ka shqiptuar më shumë se një mijë e pesëqind gjoba trafiku.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.
