Një lajm i mirë për kosovarët që punojnë në Gjermani - NACIONALE

Një lajm i mirë për kosovarët që punojnë në Gjermani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.

Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer’ të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.

Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.

Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.

Lajme të ngjashme