Një i vdekur dhe mbi 900 të infektuar me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 918 rastet janë regjistruar nga testimi i 2557 testimeve të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 1401 qytetarë, kurse në total numri i rasteve aktive është 9926.
Sipas raportit, në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, përderisa nga 2 mijë e 557 testime, 918 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Sipas MSH-së në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 1 mijë e 401 persona dhe janë vaksinuar vetëm 15.