Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksident në Dollc të Klinës
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të komunës së Klinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, ku kanë ndërhyrë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
"Një person ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë," njoftoi Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.