Një grua sulmon fizikisht një grua tjetër, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka shkruar për një rast të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh, një grua në Prishtinë pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj një viktime grua.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore” – shkruhet në raportin 24-orësh.